Psalmet 105:39-45
39
Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.
40
Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.
41
Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.
42
Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;
43
pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,
44
dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,
45
me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.
Settings