Skip to content
Fjalët e Urta 21:10-19

Fjalët e Urta 21:10-19

10
Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
11
Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.
12
I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.
13
Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
14
Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.
15
Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
16
Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
17
Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.
18
I pabesi do t'i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
19
Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options