Skip to content
Fjalët e Urta 13:10-14

Fjalët e Urta 13:10-14

10
Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
11
Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.
12
Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
13
Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
14
Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options