Skip to content
Luka 9:1-6

Luka 9:1-6

1
Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
2
Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
3
Dhe u tha atyre: ''Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
4
Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
5
Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre''.
6
Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options