Luka 12:42-46
42
Dhe Zoti tha: ''Kush është, pra, ai administrues besnik dhe i mençur, që do ta verë zotëria përmbi shërbëtorët e vet për t'u dhënë atyre racionin e ushqimeve në kohën e duhur?
43
Lum ai shërbëtor të cilin zotëria e tij, kur kthehet, e gjen se vepron kështu.
44
Në të vërtetë po ju them se ai do ta vërë mbi gjithë pasurinë e vet.
45
Por, nëse ai shërbëtor mendon në zemër të vet: "Zotëria im vonon të kthehet" dhe fillon t'i rrahë shërbëtorët dhe shërbëtoret, të hajë, të pijë dhe të dehet,
46
zotëria e atij shërbëtori do të vijë ditën kur nuk e pret, dhe në orën që ai nuk e di; do ta ndëshkojë rëndë dhe do t'i caktojë fatin me të pabesët.
Settings