Levitiku 11:13-19
13
Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t'i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;
14
qiftin dhe çdo lloj fajkoi;
15
çdo lloj korbi;
16
strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;
17
bufin, karabullakun e detit, ibisin;
18
mjellmën, pelikanin, hutën;
19
lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzen dhe lakuriqin e natës.
Settings