Gjoni 6:16-21
16
Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.
17
Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
18
Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
19
Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
20
Por ai u tha atyre: ''Jam unë, mos druani!''.
21
Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.
Settings