Gjoni 16:6
Po shfaqet vargu 6 me kontekstin përreth.
3
Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.
4
Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.
5
Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?".
6
Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.
7
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
8
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
9
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
Settings