Gjoni 16:1-4
1
''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.
2
Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.
3
Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.
4
Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.
Settings