Skip to content
Gjoni 12:1-8

Gjoni 12:1-8

1
Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
2
Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.
3
Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.
4
Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:
5
''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''.
6
Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda.
7
Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
8
Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options