Skip to content
Jobi 34:31-37

Jobi 34:31-37

31
Dikush mund t'i thotë Perëndisë: "Unë e mbart fajin tim, po nuk do ta bëj më të keqen;
32
tregomë atë që nuk arrij të shikoj; në rast se kam kryer ndonjë paudhësi, nuk do ta bëj më"?
33
A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.
34
Njerëzit me mend; si çdo njeri i urtë që më dëgjon, do të më thonë:
35
"Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".
36
Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,
37
sepse i shton mëkatit të tij revoltën, rreh duart mes nesh dhe i shumëzon fjalët e tij kundër Perëndisë".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options