Skip to content
Jobi 28:20-28

Jobi 28:20-28

20
Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?
21
Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.
22
Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona".
23
Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,
24
sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt.
25
Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,
26
kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,
27
atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,
28
dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options