Skip to content
Hebrenjve 12:3-11

Hebrenjve 12:3-11

3
dhe keni harruar këshillën që ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e përçmo qortimin e Perëndisë dhe mos e humb zemrën kur ai të qorton,
4
sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen''.
5
Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t'ju trajtojë si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?
6
Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.
7
Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar?
8
Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.
9
Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.
10
Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunjët e këputur,
11
dhe bëni shtigje të drejta për këmbët tuaja, që ajo e cila çalon të mos ndrydhet, por më tepër të shërohet.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options