Ligji i Përtërirë 15:12-18
12
Në rast se një vëlla apo një motër hebre shitet te ti, do të të shërbejë gjashtë vjet; por vitin e shtatë do ta lësh të ikë i lirë.
13
Dhe kur do ta lësh të ikë i lirë, nuk do ta lësh të shkojë duarbosh;
14
do t'i japësh bujarisht dhurata nga kopeja jote, nga lëmi dhe nga hambari yt; do ta bësh pjestar të bekimeve me të cilat Zoti, Perëndia yt, të ka mbushur;
15
dhe nuk do të harrosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe se Zoti, Perëndia yt, të ka liruar; prandaj sot të urdhëroj këtë.
16
Por në rast se ai të thotë: "Nuk dua të largohem prej teje", sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse ka mbarësi bashkë me ty,
17
atëherë do të marrësh një fëndyell, do t'i shposh veshin kundër portës dhe ai do të jetë skllavi yt për gjithnjë. Po ashtu do të veprosh me skllaven tënde.
18
Nuk duhet të të duket e vështirë ta nisësh të lirë, sepse të ka shërbyer gjashtë vjet me gjysmën e pagës së një argati; dhe Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha veprimet e tua.
Settings