Veprat e Apostujve 2:6-11
6
Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.
7
Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: ''Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin?
8
Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?
9
Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,
10
të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,
11
Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!''.
Settings