Veprat e Apostujve 19:13-17
13
Dhe disa yshtës shëtitës Judenj u orvatën të thërrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata që kishin frymërat e liga, duke thënë: ''Ju përbetohemi për Jezusin, që Pali predikon!''.
14
Ata që bënin këtë ishin shtatë bijtë e njëfarë Skevi, kryeprift jude.
15
Por fryma e ligë u përgjigj dhe tha: ''Unë e njoh Jezusin dhe e di kush është Pali, po ju cilët jeni?''.
16
Atëherë ai njeri që kishte frymën e ligë u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi një dhunë aq të madhe sa ata ikën nga ajo shtëpi, lakuriq e të plagosur.
17
Kjo u muar vesh nga të gjithë Judenjtë dhe Grekët që banonin në Efes, dhe të gjithë i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madhëruar.
Settings