Veprat e Apostujve 11:22-26
22
Lajmi i kësaj arriti në vesh të kishës që ishte në Jeruzalem; dhe ata dërguan Barnabën, që të shkonte deri në Antioki.
23
Kur ai arriti, shikoi hirin e Perëndisë, u gëzua dhe i nxiti të gjithë t'i qëndrojnë besnikë Zotit, me dëshirën e zemrës,
24
sepse ai ishte njeri i mirë, plot me Frymë të Shenjtë dhe besim. Dhe një numër i madh personash iu shtua Zotit.
25
Pastaj Barnaba u nis për në Tars për të kërkuar Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki.
26
Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë.
Settings