1 Kronikave 6:31-38
31
Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
32
Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
33
Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,
34
bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
35
bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,
36
bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,
37
bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,
38
bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.
Settings