Kalo te përmbajtja

Psalmet82

Perëndia gjykon kuvendin hyjnor

1
Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
2
Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

Thirrje për drejtësi mbi tokë

3
Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
4
Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
5
Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

Dënimi i gjykimit vdekjeprurës

6
Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
7
Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

Lutje për sundimin përfundimtar të Perëndisë

8
Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options