Romakëve 10:9-13
9
sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
10
Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
11
sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet''.
12
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
13
Në fakt: ''Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet''.
Settings