Psalmet 73:4-12
4
Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.
5
Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.
6
Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.
7
Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.
8
Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.
9
E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
10
Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,
11
dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".
12
Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.
Settings