コンテンツへスキップ
Psalmet 16:1-7

Psalmet 16:1-7

1
Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
2
I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".
3
Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.
4
Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
5
Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.
6
Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.
7
Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options