Psalmet 105:16-22
16
Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.
17
Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.
18
I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.
19
Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.
20
Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,
21
dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,
22
për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.
Settings