Psalmet 103:1-18
1
Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.
2
Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.
3
Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,
4
shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;
5
ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.
6
Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.
7
Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.
8
Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
9
Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.
10
Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.
11
Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.
12
Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.
13
Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.
14
Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.
15
Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;
16
në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
17
Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
18
për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.
Settings