Fjalët e Urta 5:1
Po shfaqet vargu 1 me kontekstin përreth.
1
Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,
2
me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.
3
Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;
4
por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.
Settings