Numrat 6:6-8
6
Për gjithë kohën që i është shenjtëruar Zotit nuk do t'i afrohet ndonjë trupi të vdekur;
7
as sikur të ishte i ati apo e ëma, i vëllai ose e motra, ai nuk do të ndotet për ta kur vdesin, sepse mban mbi krye shenjën e shenjtërimit të tij Perëndisë.
8
Për gjithë kohën e shenjtërimit të tij, ai do të jetë i shenjtë për Zotin.
Settings