Mikea 5:10-15
10
"Atë ditë do të ndodhë", thotë Zoti, "që unë do t'i zhduk kuajt e tu në mes teje dhe do të shkatërroj qerret e tua;
11
do të zhduk qytetet e vendit tënd dhe do të rrëzoj tërë fortesat e tua;
12
do të zhduk nga dora jote artet magjike dhe ti nuk do të kesh më shortarë;
13
do të zhduk në mes teje figurat e tua të gdhëndura dhe shtyllat e tua të shenjta, dhe ti nuk do të biesh më përmbys përpara veprës së duarve të tua.
14
Do të çrrënjos në mes teje Asherahët e tu dhe do të shkatërroj qytetet e tua.
15
Do të hakmerrem me zemërim dhe me tërbim me kombet që nuk kanë dashur të dëgjojnë".
Settings