Skip to content
Levitiku 11:21-25

Levitiku 11:21-25

21
Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.
22
Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.
23
Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.
24
Këto kafshë do t'ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
25
Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options