Vajtimet 3:37-42
37
Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar?
38
E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit?
39
Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij?
40
Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti.
41
Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve.
42
Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur.
Settings