Skip to content
Gjyqtarët 6:20-27

Gjyqtarët 6:20-27

20
Engjëlli i Zotit i tha: "Merre mishin dhe kuleçët pa maja, vendosi mbi këtë shkëmb dhe derdh mbi to lëngun e mishit". Dhe ai veproi kështu.
21
Atëherë Engjëlli i Zotit shtriu majën e bastunit që kishte në dorë dhe preku mishin dhe kuleçët pa maja; e nga shkëmbi u ngrit një flakë që dogji mishin dhe kuleçet pa maja; pastaj Engjëlli i Zotit u zhduk nga sytë e tij.
22
Kështu Gedeoni e kuptoi se kishte të bënte me Engjëllin e Zotit dhe tha: "Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashë Engjëllin e Zotit sy në sy!".
23
Zoti i tha: "Paqja qoftë me ty, mos ki frikë, s'ke për të vdekur!".
24
Atëherë Gedeoni ndërtoi një altar për Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot në Ofrahun e Abiezeritëve.
25
Po atë natë Zoti i tha: "Merr demin e atit tënd dhe demin e dytë shtatëvjeçar, shemb altarin e Baalit që i përket atit tënd, dhe rrëzo Asherahun që i qendron afër;
26
pastaj ndërto një altar për Zotin, Perëndinë tënd, në majë të këtij shkëmbi simbas rregullit të caktuar; pastaj merr demin e dytë dhe ofroje si olokaust mbi lëndën e drurit të Asherahut që do të kesh rrëzuar".
27
Atëherë Gedeoni mori dhjetë burra në mes të shërbëtorëve të tij dhe veproi ashtu siç i kishte thënë Zoti; por me qenë se kishte frikë nga shtëpia e atit të tij dhe nga njerëzit e qytetit, në vend që ta bënte këtë punë ditën, e bëri natën.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options