Skip to content
Gjoni 7:40-44

Gjoni 7:40-44

40
Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.
41
Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti?
42
A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.
43
Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.
44
Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options