Skip to content
Jakobi 1:5-12

Jakobi 1:5-12

5
Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti,
6
sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta.
7
Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij,
8
dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari.
9
Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij.
10
Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.
11
Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
12
Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options