Hebrenjve 13:1-6
1
Kujtoni të burgosurit si të ishit të lidhur bashkë me ta, dhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju vetë jeni në trup.
2
Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.
3
Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ''Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''.
4
Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?''.
5
Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.
6
Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.
Settings