Ezekieli 13:10-12
10
Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur një njeri ndërton një mur, ata e suvatojnë me një llaç që nuk mban,
11
u thuaj atyre që e suvatojnë me llaç që nuk mban, se ai ka për të rënë. Do të vijë një shi i rrëmbyer dhe ju, o gurë breshëri, do të rrëzoheni; do të shpërthejë një erë e stuhishme,
12
dhe ja, kur do të rrëzohet muri, nuk do t'ju thuhet vallë: "Ku është llaçi me të cilin e keni suvatuar?"".
Settings