Skip to content
Eksodi 35:4-9

Eksodi 35:4-9

4
Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:
5
"Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,
6
stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,
7
lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,
8
vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,
9
gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options