7
Jepej për të pirë në enë ari, njëra e ndryshme nga tjetra, dhe kishte verë mbretërore me shumicë për hir të bujarisë së mbretit.
8
Në bazë të ligjit, askush nuk ishte i detyruar të pinte; në fakt mbreti kishte udhëruar tërë funksionarët e shtëpisë së tij t'i shërbenin secilit atë që dëshironte.