Predikuesi 7:1-14
1
Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.
2
Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.
3
Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.
4
Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.
5
Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,
6
sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.
7
Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.
8
Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.
9
Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.
10
Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.
11
Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.
12
Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.
13
Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?
14
Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.
Settings