Skip to content
Ligji i Përtërirë 26:5-10

Ligji i Përtërirë 26:5-10

5
dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.
6
Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.
7
Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.
8
Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;
9
pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.
10
Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options