Skip to content
Veprat e Apostujve 14:21-28

Veprat e Apostujve 14:21-28

21
Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki,
22
duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
23
Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.
24
Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.
25
Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
26
Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.
27
Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç'gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
28
Dhe qëndruan atje me dishepujt mjaft kohë.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options