2 Korintasve 5:6-10
6
Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,
7
sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
8
Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.
9
Prandaj edhe përpiqemi t'i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.
10
Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.
Settings