2 Kronikave 12:5-8
5
Atëherë profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerët e Judës, që ishin mbledhur në Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti: "Ju më kini braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut"".
6
Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: "Zoti është i drejtë".
7
Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: "Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t'i shkatërroj, por do t'ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.
8
Megjithatë do t'i nënshtrohen atij, kështu do të njohin nga përvoja ç'do të thotë të më shërbesh mua dhe t'u shërbesh mbretërive të kombeve".
Settings