1 Timoteut 4:6-10
6
Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,
7
sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.
8
Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.
9
Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
10
Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
Settings