1 Kronikave 5:18-26
18
Bijtë e Rubenit, Gaditët dhe gjysma e fisit të Manasit kishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë njerëz trima, njerëz që mbanin mburoja dhe shpata, përdornin harkun dhe ishin të stërvitur
19
Ata u shpallën luftë Hagarenëve, Jeturëve, Nafishëve dhe Nodabëve.
20
Ata u ndihmuan kundër tyre, sepse gjatë betejës i thirrën Perëndisë, që e dëgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kështu Hagarenët dhe tërë ata që ishin bashkë me ta u dorëzuan në duart e tyre.
21
Pastaj ata muarrën bagëtinë e tyre: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë dhe njëqind mijë njerëz.
22
Në të vërtetë shumë njerëz ranë të vrarë, sepse këtë luftë e kishte dashur Perëndia. Ata u vendosën pastaj në vendin e tyre deri sa ranë në robëri.
23
Kështu bijtë e gjysmës së fisit të Manasit banuan në vend; ata u shtrinë nga Bashani deri në Baal-Hermon, në Senir dhe në malin Hermon.
24
Këta ishin krerët e shtëpive të tyre atërore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerëz të fortë dhe trima, njerëz të famshëm, krerë të shtëpive të tyre atërore.
25
Por ata u treguan jobesnikë ndaj Perëndisë të etërve të tyre dhe u kurvëruan, duke shkuar pas perëndive të popujve të vendit që Perëndia kishte shkatërruar para tyre.
26
Prandaj Perëndia i Izraelit nxiti frymën e Pulit, mbretit të Asirisë, domethënë frymën e Tilgath-Pilniserit, mbretit të Asirisë, që internoi Rubenitët, Gaditët dhe gjysmën e fisit të Manasit, dhe i vendosi në Halah, në Habor, në Hara dhe pranë lumit të Gozanit, ku gjenden edhe sot.
Settings