Skip to content

Psalmet2

1
Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?
2
Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,
3
duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".
4
Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.
5
Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,
6
dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.
7
Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.
8
Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.
9
Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".
10
Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.
11
Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.
12
Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options