Skip to content
Titit 2:2-6

Titit 2:2-6

2
Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,
3
që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,
4
të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
5
Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,
6
duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options