Skip to content
Psalmet 55:9-15

Psalmet 55:9-15

9
Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.
10
Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.
11
Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.
12
Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.
13
Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.
14
Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.
15
I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options