Skip to content
Psalmet 48:9-14

Psalmet 48:9-14

9
Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.
10
Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.
11
Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.
12
I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,
13
këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.
14
Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options