Psalmet 48:1-8
1
I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
2
I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.
3
Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.
4
Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,
5
por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.
6
Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,
7
në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.
8
Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.
Settings