Skip to content
Psalmet 18:31-45

Psalmet 18:31-45

31
Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?
32
Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.
33
Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;
34
ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.
35
Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.
36
Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.
37
I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj.
38
I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.
39
Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;
40
ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.
41
Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.
42
I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.
43
Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.
44
Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m'u bindën; të huajt m'u nënshtruan.
45
Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options