Skip to content
Jozueu 8:33-35

Jozueu 8:33-35

33
I tërë Izraeli, si të huajt ashtu edhe ata që kishin lindur izraelitë, pleqtë, oficerët dhe gjykatësit e tij, rrinin më këmbë në të dyja anët e arkës, përballë priftërinjve levitë që mbartnin arkën e besëlidhjes së Zotit, gjysma përballë malit Gerizim dhe gjysma tjetër përballë malit Ebal, ashtu si Moisiu, shërbëtor i Zotit, kishte urdhëruar më parë, për të bekuar popullin e Izraelit.
34
Pas kësaj, Jozueu lexoi tërë fjalët e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet në librin e ligjit.
35
Nga të gjitha ato që kishte urdhëruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjë fjalë përpara gjithë asamblesë së Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të huajt që banonin në mes tyre.

Studio këtë pjesë

Komentim për këtë pjesë, jo për një varg të vetëm.

Ku tjetër e thotë këtë Shkrimi.

  • Ligji i Përtërirë 11:29

    Dhe kur Zoti, Perëndia juaj do të ketë futur në vendin që ti shkon të pushtosh, ti do ta vësh bekimin në malin Gerizim dhe mallkimin në malin Ebal.
    nga vargu 33
  • Ligji i Përtërirë 31:12

    Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj, dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji,
    nga vargu 33
  • Ligji i Përtërirë 27:11

    Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit, duke i thënë:
    nga vargu 33
  • Ligji i Përtërirë 27:14

    Levitët do të flasin dhe do t'u thonë me zë të lartë gjithë burrave të Izraelit:
    nga vargu 33
  • Ligji i Përtërirë 31:9

    Kështu Moisiu e shkrojti këtë ligj dhe ia dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbajnë arkën e besëlidhjes të Zotit dhe të gjithë pleqve të Izraelit.
    nga vargu 33
  • Nehemia 8:2

    Ditën e parë të muajit të shtatë, prifti Ezdra solli ligjin para asamblesë së burrave, të grave dhe të gjithë atyre që ishin të aftë të kuptonin.
    nga vargu 34
  • Nehemia 8:3

    Pastaj e lexoi në sheshin që ndodhet përpara portës së Ujërave, nga agimi deri në mesditë përpara burrave, grave dhe atyre që ishin të aftë të kuptonin; dhe veshët e të gjithë popullit ndiqnin me vëmendje librin e ligjit.
    nga vargu 34
  • Ligji i Përtërirë 31:25

    u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë:
    nga vargu 33
  • Eksodi 12:49

    Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
    nga vargu 33
  • Jozueu 3:3

    dhe i dhanë popullit këtë urdhër, duke i thënë: "Kur të shihni arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.
    nga vargu 33
  • Jozueu 4:18

    Dhe ndodhi që kur priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes së Zotit, dolën nga Jordani dhe tabanët e këmbëve të tyre shkelën tokën e thatë, ujërat e Jordanit u kthyen në vendin e tyre dhe filluan të rrjedhin si më parë në lartësinë e brigjeve të tij.
    nga vargu 33
  • Jozueu 8:30

    Atëherë Jozueu ndërtoi një altar për Zotin, Perëndinë e Izraelit, në malin Ebal,
    nga vargu 33
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options